Çmimet që gufuan vitin e kaluar për produktet bazë, sivjet thuajse nuk lëvizën.
Ato mbetën në po atë vlerë që arritën pas shtrenjtimit të naftës, ani se e njëjta këto ditë sipas Shoqatës së Naftëtarëve ra në kuotën si ishte para 4 vitesh.
Tash kur dizelli ra në 1.25 euro e benzina 1e33, qytetarët nuk e kuptojnë këtë mos lirim. Këta ankohen se kjo gjendje me çmimet po i lodh ata. Në këtë situatë, ekonomistët vlerësojnë se është e nevojshme ndërhyrja e Qeverisë.
E pikërisht këtë institucion, po e kritikojnë mbrojtësit e konsumatorëve që thonë se shteti s’po çan kokën për popull.