Nagavci: 150 mijë euro për hulumtimet shkencore të profesorëve

Nagavci: 150 mijë euro për hulumtimet shkencore të profesorëve

Profesorët universitarë tash e tutje për hulumtimet e tyre shkencore kanë 150 mijë euro buxhet.

Kështu ka bërë të ditëur Ministrja Arbërie Nagavci, përmes një video postimi në rrjetin social Facebook, raporton Enigma.

“Të gjithë profesorët që kanë kontratë të rregullt pune me universitetet publike si staf akademik mund të fitojnë 10 mijë euro grant për ta aplikuar hulumtimin në procesin e punës. “Thirrja për aplikim në këto grante tashmë është publikuar, dhe qëndron e hapur deri sa të jepen 15 grante 10 mijë Euro secili” – thuhet në postimin e Nagavcit.

Tutje Nagavci shton se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është e përkushtuar që ta rrisë prodhimin shkencor në Kosovë, derisa u ka uruar suksese të gjithë aplikantëve. / Gazeta Enigma



Related Articles