Nagavci: Bashkëndjejmë me familjet e viktimave

Nagavci: Bashkëndjejmë me familjet e viktimave

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka vizituar Spitalin e Pejës në të cilin po merr trajtim i plagosuri i sotëm në rastin ku mbetën të vrarë tre persona nga një sulm me armë zjarri në Gllogjan.

Nagavci tha se bashkëndjejnë me familjet e viktimave, miqtë, shokët e shoqet e viktimave dhe angazhohen si qeveri që sa më parë autori i këtij rasti të vihet para drejtësisë.

“Bashkëndjejmë me familjet e viktimave, me miqtë, shokët e shoqet e viktimave dhe besojmë e angazhohemi si qeveri që sa më parë krimineli të vihet para drejtësisë”, është shprehur Nagavci, njofton Klankosova.tv.

Ajo tha se viktimat kanë qenë maturantë, njëra në shkollën e mjekësisë dhe tjetri në shkollën e ekonomisë në Gjakovë.

“Rasti kriminal që ka ndodhur na ka tronditur të gjithëve, ku fatkeqësisht dy nga viktimat kanë qenë fëmijë, njëra maturante në shkollë të mjekësisë dhe tjetri në shkollë ekonomike në Gjakovë”.

“Kanë qenë në autobus në linjën e fundit duke u kthyer në shtëpitë e tyre. Pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe me aq sa jemi në njohur edhe organet e rendit janë duke bërë përpjekjet maksimale që krimineli të zihet sa më parë dhe të vihet para drejtësisë”, është shprehur Nagavci./Gazeta Enigma/

Related Articles