Nagavci e ripërsëritë thirrjen për respektim të masave antiCOVID

Nagavci e ripërsëritë thirrjen për respektim të masave antiCOVID

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, sërish ka bërë thirrje që të respektohen masat antiCOVID në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit.

Ndërkaq, Nagavci ka vizituar shkollën fillore të mesme të ulët “Ismail Qemaili”, në Prishtinë, pas shqetësimeve që janë pranuar dhe nga menaxhmenti është informuar për situatën pandemike në këtë institucion arsimor.

Me këtë rast, ministrja ka theksuar faktin se mbeten në fuqi të gjithë skenarët e përcaktuar me udhëzimin e rishikuar për organizimin e mësimit në kushte të pandemisë.

Ministrja rikujtoi se është kompetencë e task forcave të shkollave dhe komunave që të vendosin për organizimin e mësimit sipas skenarëve të përcaktuar në udhëzues, duke vlerësuar gjithmonë situatën pandemike në institucionin përkatës.

Në rast të kalimit të zhvillimit të procesit mësimor sipas skenarit C (mësim nga distanca), ministrja Nagavci tha se është e domosdoshme të bëhet orari dhe të sigurohemi se mësimi është duke u zhvilluar në ndonjërën nga platformat online.

Nagavci tha se në rast nevoje, MAShTI ka bërë të gjitha përgatitjet për zhvillimin e mësimit online, derisa mësimdhënësit janë të lirë të përdorin edhe platforma të ndryshme./Gazeta Enigma/.

Related Articles