Nagavci flet për inicimin e programit Master në Edukatë Seksuale Gjithëpërfshirëse

Nagavci flet për inicimin e programit Master në Edukatë Seksuale Gjithëpërfshirëse

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka diskutuar për inicimin e programit Master në Edukatë Seksuale Gjithëpërfshirëse, në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë dhe IKShPK-në dhe veprimet të cilat janë ndërmarrë në realizmin e kësaj iniciative, gjatë një takimi me drejtorin e UNFPA për Kosovë, John Kennedy Mosot dhe udhëheqësen e zyres së UNFPA në Kosovë, Visare Mujko Nimani.

“Shkollat promovuese të shëndetit, si një iniciativë e rëndësishme për të promovuar shëndetin dhe edukimin shëndetësor në institucionet arsimore në Kosovë ishte temë diskutimi. I informova për politikat arsimore të cilat kanë në fokus shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve, përfshirë edukimin seksual dhe shëndetin riprodhues, e cila është e integruar në Kurrikulën e Kosovës”, ka shkruar Nagavci në një postim në Facebook. /Gazeta Enigma

Related Articles