Nagavci: Kuvendi vendos për kandidaturat për president, përfshirë edhe emrin e Vjosa Osmanit

Nagavci: Kuvendi vendos për kandidaturat për president, përfshirë edhe emrin e Vjosa Osmanit

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme foli për mundësinë që partitë opozitare të propozojnë ish-presidenten Vjosa Osmani si kandidate për presidente.

E pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Nagavci ka theksuar se gjithçka do të varet nga procedurat dhe vendimmarrja në Kuvend.

Nagavci theksoi se në rast se Lidhja Demokratike e Kosovës apo Partia Demokratike e Kosovës vendosin ta propozojnë Osmanin si një nga emrat për presidente, atëherë kandidatura e saj do të trajtohet sipas rregullave parlamentare.

“Nëse LDK ose PDK propozon zonjën Osmani si njërën nga tre emrat, patjetër që njëra nga tre emrat që kanë mundësi t’i propozojnë, patjetër që do të ishte një nga kandidaturat e cila do të vendosej në Kuvend si propozim për zgjedhjen e presidentit apo presidentes”, tha Nagavci.

Related Articles