121 mijë e 200 prindër kanë aplikuar deri më sot për subvencionim të librave nga Ministria e Arsimit.
Ministrja e këtij dikasteri, Arbërie Nagavci, tha se nga java e ardhshme do të fillojë transferi i mjeteve për ata që kanë aplikuar.
“Sikurse kemi njoftuar edhe më herët, aplikimi do të jetë i hapur në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore. Ju sigurojmë se çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve”, shkroi Nagavci në një postim në Facebook.
Në shërbimin tuaj është edhe numri i telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të keni rreth aplikimit:0800 30 900 si dhe emaili:[email protected].