Nagavci pajtohet me ankesën e nxënësve për cilësinë e arsimit në shkolla

Nagavci pajtohet me ankesën e nxënësve për cilësinë e arsimit në shkolla

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se pajtohet me ankesën e nxënësve për cilësinë e arsimit në shkolla.

Nagavci tha se i gëzohet aktivizmit të tyre, të cilët sot mbajtën një protestë në Prishtinë ku shpalosen kërkesat e tyre për përmirësim të gjendjes së arsimit.

“Ndajmë shqetësimin plotësisht legjitim të shprehur nga nxënësit për gjendjen në sistemin e arsimit! Prandaj, angazhimi ditor në Ministrinë tonë ka në qendër të vëmendjes përmirësimin e cilësisë, që përpos angazhimit kërkon edhe kohë dhe durim”.

“MASHTI veçse ka dëshmuar, me një numër të madh takimesh e marrëveshjesh bashkëpunimi të nënshkruara, që është i hapur për bashkëbisedim e bashkëpunim me të gjitha palët me interes për ndërmarrjen e hapave konkret për ndryshimin e gjendjes në arsim”, ka shkruar Nagavci.

Ajo thotë se për një vit sa qeverisje ka punuar në përmirësimin e infrastrukturën ligjore, kushteve në shkolla dhe procesit mësimor.

Për këtë ajo ka ndarë vendimet e saj dhe “punët konkrete” që ka bërë Ministria që ajo udhëheq:

Në fund, Nagavci u zotua se rezultatet në arsim duhet dhe do të përmirësohen.

“Si ministre e pranoj seriozisht çdo shqetësim të nxënësve për cilësinë në arsim, për vendimet e tanishme të MASHTI-t, por edhe për simptomat që përjetojmë tani e që kanë burim një kohë e situatë tjetër. Të ardhmen e sigurojmë me angazhim të përbashkët, me dije dhe arsim”.

Related Articles