Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, pas pyetjes nga bashkëpartiaku i saj, Fitim Uka për zgjidhjen e problemit të studentëve të cilëve nuk u njihen diplomat jashtë vendit, tha se nga vitet e kaluara në lidhje me këtë çështje kanë qenë të emëruar dy komisione
“Ky problem është edhe më i madh. Diplomat e këtyre studentëve nuk mund të njihen në asnjë vend jashtë Kosovës për studim apo punësim. Një institucion pranon student në një program të paakredituar, duke kryer kështu mashtrim. Për këtë janë emëruar dy komisione që kanë dal me rekomandime, por rekomandimet nuk janë implementuar, ende nuk kanë dal me ndonjë veprim”, shtoi ajo.
Nagavci ka thënë se tani e tutje asnjë institucion nuk mund të regjistroj studentë mbi kuotat e përcaktuara nga Agjencia e Akreditimit, dhe se regjistrimi i tyre në programe të paakredituara do të ketë pasoja ligjore.
“Tani e tutje sinjali është i sigurt dhe asnjë institucione nuk mund të regjistroj student mbi kuotat e përcaktuar nga Agjencia e Akreditimit. Regjistrimi i studentëve në programe të paakreditura do të ketë pasoja ligjore”, ka shtuar ajo.