Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se SBASHK-u po i mban peng nxënësit.
Në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për grevën e mësimdhënësve, ajo tha se Qeveria ia ka plotësuar SBASHK-ut 90% të kërkesave.
“Jemi larg prej modeleve të Europës, edhe në atë se si janë trajtuar deri më tani mësimdhënësit, por edhe në atë se si bëhet organizimi sindikal”, tha Nagavci.
Sipas ministres, SBASHK-u ka vetëm një kërkesë.
“SBASHK-u e ka vetëm një kërkesë që e kemi dëgju të gjithë. ‘Lëvizni edhe pak’. E kjo lëvizje nënkupton që ato 50 eurot qe i kemi thënë ‘rriteni edhe pak. Thjesht po ulemi e po bisedojmë për këtë, ose po tregtojmë për këtë’”, tha Nagavci.