Nagavci shprehet e lumtur rreth vendimit për tekstet shkollore për nxënësit e Luginës së Preshevës

Nagavci shprehet e lumtur rreth vendimit për tekstet shkollore për nxënësit e Luginës së Preshevës

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka deklaruar se është shumë e lumtur për vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 255 mijë eurove për blerjen e teksteve për nxënësit e Luginës së Preshevës.

Ajo tha se këto mjete financiare do të transferohen nga Programi i ringjalljes ekonomike në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

“Shumë e lumtur për vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndarjen e 255 mijë eurove për blerjen e teksteve për nxënësit në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”.

Related Articles