Nagavci takohet me ambasadorin e Hungarisë, nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit për bursat

Nagavci takohet me ambasadorin e Hungarisë, nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit për bursat

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka nënshkruar së bashku me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Sh.T. Bela Bozsik, Memorandumin e Bashkëpunimit për bursat Stipendium Hungaricum 2024-2026 mes MASHTI-t dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë.

Ministrja ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, se 225 studentë kosovarë do të kenë mundësi studiojnë në universitete prestigjioze hungareze duke nisur nga viti akademik 2024/2025.

“225 studentë kosovarë do të kenë mundësi të studiojnë në universitete prestigjioze hungareze duke nisur nga viti akademik 2024/2025”.

“Bashkë me Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Sh.T. Béla Bozsik, kemi nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për bursat Stipendium Hungaricum 2024-2026 mes MASHTI-t dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë. Në kuadër të këtij programi, Hungaria do të ofrojë çdo vit 75 bursa Bachelor, Master, dhe PhD për studentët kosovarë që duan të studiojnë në universitetet hungareze në drejtimet Bujqësi, Shkenca Shoqërore, Shkenca Natyrore, Arte dhe Shkenca të Humanizmit, Art dhe Dizajn etj”, ka shkruar Nagavci.

“Ky Memorandum riafirmon vazhdimësinë e bashkëpunimit të shkëlqyer me shtetin mik Hungarinë në rrafshin akademik. U jemi mirënjohës autoriteteve hungareze për mbështetjen, dhe studentëve tanë u urojmë suksese në rrugëtimin e tyre akademik!”, shkroi ministrja.

Related Articles