Nagavci uron maturantët për testin e maturës

Nagavci uron maturantët për testin e maturës

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka uruar maturantët të cilët sot u nënshtrohen testit të maturës shtetërore.

Nagavci ka këshilluar maturantët që të mos kenë stres, të kenë besim në veten dhe të angazhohen me fuqinë dhe njohuritë e tyre, pasi sipas saj viti i fundit nuk ishte i lehtë për shkak të pandemisë.

Të dashur maturantë, Ju dëshiroj shumë suksese sot, në provimin e maturës shtetërore!Viti i fundit nuk ishte i lehtë…Posted by Arbërie Nagavci on Saturday, June 26, 2021

Testit të maturës për këtë vit pritet t’u nënshtrohen mbi 23 mijë maturantë.

Related Articles