Nagelsmann është trajneri më i shtrenjtë në histori

Nagelsmann është trajneri më i shtrenjtë në histori

Julian Nagelsmann thuhet të jetë bërë trajneri më i shtrenjtë, pas marrëveshjes së arritur ndërmjet RB Leipzigut dhe Bayern Munichut për ta përfunduar kontratën me ekipin aktual dhe të marrë drejtimin e bavarezëve pasi të përfundojë ky sezon.

Të hënën ishte raportuar se 33-vjeçari kishte arritur marrëveshje të shpejtë me kampionin gjerman, mirëpo pengesë kyçe ishte çmimi i lirimit nga klubi i tanishëm.

Dhe gjatë të martës është raportuar se dy klubet kanë arritur marrëveshje (gjë që u konfirmua) duke e bërë kështu Nagelsmannin trajnerin më të shtrenjtë në botë.

Sipas The Athletic, Bayerni do të paguajë 20 milionë euro dhe pesë milionë euro të tjera në formë shtesash (pra 25 milionë euro në total), në mënyrë që Leipzigu ta lironte nga kontrata. Dhe kjo e bën atë trajnerin më të shtrenjtë në histori për të cilin ka paguar një klub për shkëputjen e kontratës me klubin paraprak.

Related Articles