Napoli fiton rastin ndaj Hysajt, mbrojtësi shqiptar detyrohet t’i paguajë 40 mijë euro klubit

Napoli fiton rastin ndaj Hysajt, mbrojtësi shqiptar detyrohet t’i paguajë 40 mijë euro klubit

Elseid Hysaj do të detyrohet të paguajë në llogarinë bankare të Napolit një sasi prej 40 mijë eurosh.



Arsyeja gjendet në vendimin e marrë dy vite më parë. Bëhet fjalë për atë që ndodhi pas ndeshjes mes Napolit dhe Salzburgut në Champions League.

Klubi kishte dhënë urdhër që të gjithë lojtarët do të grumbulloheshin pas sfidës dhe do të shkonin në qendrën stërvitore për të fjetur e për të nisur të nesërmen stërvitjen.

Një urdhër ky që shumë lojtarë nuk iu përgjigjën, përfshirë këtu edhe Hysjan. Lojtari i Kombëtares shqiptare u largua nga stadiumi me makinë për në shtëpinë e tij dhe ky vendim i kushton sot 40 mijë euro.

Bordi i Arbitrazhit i ka dhënë të drejtë kërkesës së Napolit dhe Elseid Hysajt nuk i mbetet gjë tjetër veçse të zbatojë vendimin dhe të paguajë gjobën.

Related Articles