Në Diego Armando Maradona zhvillohet ndeshja e parë e fazës grupore në Ligën e Kampionëve, ndërmjet Napolit dhe Liverpoolit.
Dy skuadrat rivale janë pjesë e Grupit A, ku bëjnë pjesë edhe Ajax dhe Rangers.
Strategët Luciano Spalletti dhe Jurgen Klopp i kanë caktuar lojtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.
Formacioni startues i Napolit: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Min-Jae, Olivera; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia.

Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Elliot, Fabinho, Milner; Salah, Firmino, Luis Diaz.
