Napoli – Milan, tifozët me porosi “Ndal luftën”

Napoli – Milan, tifozët me porosi “Ndal luftën”

Bota e sportit vazhdon të bëjë thirrje për ndaljen e luftës në Ukrainë.

Një gjë e tillë është parë edhe mbrëmë në ndeshjen kampionale në Itali ndërmjet Napolit dhe Milanit.

Tifozët në tribuna shfaqën parulla me shkrimin “Ndal luftën”, ndërsa e shfaqën mbështetjen për Ukrainën, e cila po sulmohet ushtarakisht nga Rusia.

Ndërkohë, në stadiumin “Diego Armando Maradona” u lëshua edhe kënga “Imagine” e John Lennon, e cila bën thirrje për paqe dhe harmoni në mes të njerëzve.

Bota e sportit e ka dënuar vazhdimisht luftën e nisur në Ukrainë. E Rusia është shpallur “non-grata” në sport.

Shumica e sporteve e kanë përjashtuar përkohësisht Rusinë.

Ndërsa, të gjitha aktivitetet sportive ndërkombëtare, të parapara të zhvillohen në Ukrainë, janë anuluar. 

Related Articles