apoli ka shënuar fitore të pastër ndaj Fiorentinës me rezultat 3-0 në ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Italisë.
Kampionët aktual të Italisë e nisën furishëm ndeshjen duke rrezikuar më shumë portën rivale, ndërsa nga minuta e parë startonte Amir Rrahmani.
Dhe kjo solli edhe frytet, kur Giovanni Simeone arriti të shënojë për 1-0 në minutën e 22-të.
Fiorentina ka mundur të barazojë rezultatin lehtë, kur në minutën e 44-të fituan penallti, por që Jonathan Ikone gjuajti mbi portë nga pika e bardhë.
Pjesa e dytë ishte e luftuar, por me pak raste shënimi, deri në minutat e fundit.
Në minutën e 84-të, Piotr Zielinski asistoi te Alessio Zerbin që shënoi për 2-0.
Pas vetëm dy minutash, sërish Zerbin arriti të gjejë golin për 3-0, duke i dhënë fund dilemës për këtë ndeshje.
Napoli në finale pret fituesin e ndeshjes Inter-Lazio që zhvillohet të premten.