Agjencia e hapësirës, NASA, ka nisur me publikimin e fotografive mahnitëse, të papara deri tash, të një grupi galaktikash që sjell pamjen më të detajuar të universit ndonjëherë.
Fotografitë e reja do të shfaqin detaje të kozmosit deri në agimin e universit të njohur. Konsiderohet se po sjell epokë revolucionare në zbulimet astronomike.
NASA publikoi më herët fotografinë më të qartë të galaktikave që datojnë mbi 13 miliardë vjet më parë.
Gjithçka u realizua nga teleskopi “James Webb”.
LIVE:
Përmes teleskopit “James Webb” është publikuar një spektër i marrë nga atmosfera e WASP-96b, një planet gjigant përtej sistemit tonë solar, rreth 1150 vite drite larg Tokës.
WASP-96b është sikur Jupiteri.
Dhe “Webb” ka identifikuar molekulat në atmosferën e saj.
Aty shihen avuj të ujit. WASP-96b nuk është planeti i duhur për jetë: është shumë afër dhe e ka shumë nxehtë afër yllit kryesor të tij.
Por “Webb” është duke shikuar për planetë të tjera që kanë atmosferë të ngjashme si Toka.
Shfaqet “Unaza Jugore”
“Unaza Jugore” është një sferë gjigante gazi dhe pluhuri e ndriçuar nga një yll në vdekje në qendër.
Teksa yjet “plaken”, ato ndryshojnë nga mënyra se si bëjnë energji dhe largojnë shtresat e jashtme.
Dhe më pas, kur ylli bëhet prapë i nxehtë, i jep energji të gjithë materialit të hedhur më parë.
“Southern Ring” është gati gjysmë viti dritë në diametër dhe ndodhet rreth dymijë vite dritë larg Tokës
Kjo lloje strukture quhet “mjegullnajë planetare”, por s’ka të bëjë asgjë me planetët.
Fotografitë e teleskopit tregojnë “Pesëshen e Stephanit” – 290 milionë vjet drite larg
Rreth 290 milionë vjet drite larg tokës, “Pesëshja e Stephanit” është i vendosur në yjësinë “Pegasus”.
Është grupi i parë kompakt i galaktikave, i zbuluar ndonjëherë.
Katër nga pesë galaktikat brenda kuintetit janë të mbyllura “në një vallëzim kozmik”.
Fotografia s’jep ndryshime të mëdha nga versioni “Hubble”, por sensitiviteti i teleskopit të ri do të ofrojë mundësinë për studime të mëtejme nga astronomët.
Dhe kjo ka qenë edhe shpresa e madhe kur u përdor teleskopi “James Webb”.