NASA-s i dështon sërish raketa për në hënë, nisja mund të shtyhet për tetor

NASA-s i dështon sërish raketa për në hënë, nisja mund të shtyhet për tetor

Raketa e NASA-s e cila planifikonte nisjen për në hënë ka dështuar të nis fluturimin sërish, si shkak i një rrjedhje të rrezikshme të karburantit.

Përpjekja e parë për ngjitje në hënë u anulua gjithashtu për rrjedhje hidrogjeni, por rrjedhjet ishin në vende tjera të raktës 98 metërshe, më e fuqishmja e ndërtuar ndonjë herë nga NASA.

Tashmë nuk dihet saktë se kur NASA do të provojë sërish nisjen për në hënë, por riparimet e shumta në raketë mund ta shtyjnë fluturimin për në tetor.

Ndërsa, sipas AP, drejtori i lëshimit të raketës, Charlie Blackweel-Thompson bashkë me ekipin e tij tentuan që rrjedhjen e karburantit por ishte e pamundur.

Nëse demonstrimi pesë-javor do të ketë sukses, astronautët mund të fluturojnë rreth hënës në vitin 2024 dhe të zbresin në të në vitin 2025.

Related Articles