Mbajtja në burg e Naser Pajazitajt, si i akuzuar për vrasjen e kushërirës së tij, Donjeta Pajazitajt, mund t’i kushtojë shtetit mbi 1 milion euro.
Avokati i Pajazitajt, Ahmet Tahiri, ka konfirmuar për Insajderin se përpara një muaji ia kë dërguar kërkesën Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Sipas tij, 107 mijë e 460 euro po kërkohen në emër të qëndrimit në paraburgim, 14 mijë e 400 euro në emër të vizitave familjare në paraburgim, 28 mijë e 800 euro në emër të fitimit të humbur dhe 1 milionë euro në emër të dëmit material. 335 euro të tjera kërkohen në emër të përpilimit të kërkesës për kompensim dëmi”.
Pajazitaj u lirua nga të gjitha akuzat më 6 prill të këtij viti nga Gjykata Supreme.