Nata finale në Eurovision: Çfarë pritet të ndodhë në garën e madhe?

Nata finale në Eurovision: Çfarë pritet të ndodhë në garën e madhe?

Sot, 22 maj, mbahet nata finale e Festivalit të Këngës Eurovision 2021, ku do të performojnë 26 shtete evropiane mes tyre edhe Shqipëria.

Ky është edicioni i 65-të i konkursit më të madh të këngës që organizohet nga European Broadcasting Union (EBU), i cili këtë vit mbahet në Roterdam të Holandës pasi në vitin 2019 ishte po ky shtet që fitoi vendin e parë me këngën “Arcade”, duke u bërë vendi që për të pestën herë organizon konkursin pasi e kishte ogranizuar edhe në vitin 1958, 1970, 1976 dhe 1980, shkruan Demokracia.com.

Vitin që lamë pas ky festival nuk u mbajt për shkak të shpërthimit të pandemisë Covid-19, ndërsa këtë vit u organizua duke respektuar masat mbrojtëse kundër koronavirusit.

Në gjysmëfinalen e parë dhe të dytë, 39 përfaqësues të shteteve kanë prezantuar vendin e tyre përmes këngëve origjinale, ndërsa vetëm 26 shtete arritën të jenë pjesë e natës finale e cila mbahet mbrëmjen e sotme duke filluar nga ora 21:00, shkruan Demokracia.com.

Në gjysmëfinalen e parë të Eurovision 2021 u kualifikuan për finale 10 vende duke përfshirë: Norvegjinë, Izraelin, Rusinë, Azerbejxhanin, Maltën, Lituaninë, Qipron, Suedinë, Belgjikën dhe Ukrainën.

Ndërsa në gjysmëfinalen e dytë u kulifikuan Shqipëria, Serbia, Bulgaria, Moldavia, Portugalia, Islanda, San Marino, Zvicra, Greqia dhe Finlanda.

Në finale do të performojnë 26 shtete, ku mbrëmjen e hap Qipro, ndërsa Shqipëria performon e dyta sipas shortit që është hedhur.

Këngëtarët konkurrues pritet që të kenë jo vetëm një zë të mirë, por dhe një performancë fenomenale skenike – koreografia, efeket speciale dhe mbi të gjitha veshjet, të cilat pritet të jenë autentike, inovative dhe të ndryshme.

Këtë vit, duket se ka dominuar një kombinim – kostume argjendi me kristale

Përfaqësuesja e Shqipërisë Anxhela Peristeri, përfaqësueja e Moldavisë, Natalia Gordienko, e Qipros Elena Tsagrinou dhe e Maltës, Destiny interpretuan pothuajse me të njëjtat kostume.

Sipas disa parashikimeve përpos Islandës të cilët edhe pse rezultuan pozitiv me koronavirus u kualifikuan në finalen e madhe dhe është grupi që mendohet se do të fitojë vendin e parë, artisti shqiptar i cili përfaqëson Zvicrën, Gjon Muharremaj është një nga favoritët për të rrëmbyer çmimin e madh.

Related Articles