Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq ka thënë se të paktën një shkollë në Serbi duhet të mbajë emrin e shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare.
Me anë të një postimi në X (ish-Tëitter), aktivistja serbe ka thënë se Kadarenë e lexojnë edhe shqiptarët por edhe serbët.
“Të paktën një shkollë në Serbi duhet të mbajë emrin “Ismail Kadare”. Atë e lexojnë edhe shqiptarët edhe serbët”, ka shkruar Kandiq.
Këto komente të aktivistes serbe erdhen pasi dje në Kuvendin Komunal të Bujanocit është votuar që shkolla e një prej fshatrave të Luginës së Preshevës ta mbajë emrin e shkrimtarit Ismail Kadare.
At least one school in Serbia should bear the name "Ismail Kadare". He is read by both Albanians and Serbs.— Natasa Kandic (@natasakandic) November 16, 2023