27 maji do të mbetet një datë e rëndësishme dhe shumë e veçantë për futbollistin Myrto Uzuni.
Kjo pasi sulmuesi i Kombëtares Shqiptare me golin e tij ngjiti Granadën në La Liga dhe mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë i kampionatit.
Por përveç kësaj, ai bëri një hap të rëndësishëm edhe sa i përket jetës private.
Uzuni i propozoi për martesë partneres së tij, Uarda Hyseni, në mes të fushës, duke rrëmbyer totalisht skenën në këtë mbrëmje magjike.
Ky moment bëri xhiron e rrjetit duke u komentuar gjithandej nëpër TikTok e Twitter.