Një i dyshuar mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht babain e tij natën e festës së Kurban Bajramit në Kllokot.
Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:30 kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Kllokot 08.07.2022 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.