Në një shtëpi në Penuh të Podujevës, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë kryer vjedhje në periudhën kohore mes 31 dhjetorit dhe 1 janarit.
Sinjali mëson se pronari i shtëpisë ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se hajnat kanë depërtuar brenda dhe kanë vjedhur stoli ari që kapin vlerën e rreth 20 mijë eurove.
Përveç arit, të dyshuarit kanë vjedhur edhe para të gatshme, mbi 1 mijë euro.
Si rezultat i raportimit, njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe çojnë në identifikimin e personave të dyshuar.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’.