NATO do të ofrojë gjithashtu udhëzime për kombet se si të përmirësojnë forcat dhe logjistikën e tyre.
“Aleatët do të dinë saktësisht se cilat forca dhe aftësi u nevojiten, duke përfshirë ku, çfarë dhe si t’i vendosin ato,” tha shefi i NATO-s Jens Stoltenberg për dokumentet top-sekret, të cilat, si në Luftën e Ftohtë, do të parashikojnë shpërndarjen e trupave të caktuara për të mbrojtur një rajon të caktuar.
Reuters thekson se kjo është një vazhdimësi e vendosjes së trupave luftarake të Aleancës në lindje të Kontinentit të Vjetër, të udhëhequra nga Britania e Madhe, Kanadaja dhe Gjermania, e cila filloi në vitin 2014. Megjithatë, thekson agjencia britanike e lajmeve, Aleanca përballet me një detyrë të madhe – në vitin 2022, ajo ra dakord të vendosë 300,000 ushtarë në gatishmëri të lartë, krahasuar me 40,000 në të kaluarën.
Por luftimet në Ukrainë kanë ekspozuar mungesën e kapacitetit të anëtarëve të NATO-s për të prodhuar sasi të mjaftueshme armësh dhe municionesh, dhe mbi të, logjistika e lënë pas dore prej kohësh e nevojshme për dislokimin e shpejtë të trupave me hekurudhë ose rrugë duhet të përmirësohet.
Për të financuar planet e reja, Stoltenberg u bëri thirrje anëtarëve që t’i japin më shumë para NATO-s. Para së gjithash, duke përmbushur detyrimet e tyre financiare ndaj NATO-s (dy për qind të PBB-së secili), por edhe duke rritur shpenzimet për qëllimet e Aleancës, që do të jetë edhe tema e samitit në kryeqytetin lituanez.
Zyrtarët e NATO-s vlerësojnë se zbatimi i plotë i planeve të reja do të zgjasë disa vite.