Ish-zyrtari i NATO-s, Jamie Shea ka thënë se NATO mund t’i hapë dyert për Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën në rast se do t’i duhet te heq dorë nga anëtarësimi i Ukrainës përkohësisht.
Sipas Shea, NATO një gjë të tillë do ta bënte për të treguar se ka pavarësi të plotë në marrjen e vendimeve dhe se Rusia s’mund të ndikojë në sovranitetin e Aleancës.
“NATO është krenuar gjithmonë me autonominë e vendimeve të saj. Nëse i duhet te heq dorë për momentin nga anëtarësimi i Ukrainës, mund të dëshirojë të kompenzojë këtë duke u zgjeruar drejt dy vendeve kandidate, Bosnje Hercegovinës dhe Kosovës, për të treguar që dyert e Aleancës janë të hapura”, ka thënë Shea për Radio Evropa e Lirë
Shea gjithashtu ka këshilluar Kosovën për thellim raportesh me Shqipërinë dhe Kroacinë.
