Kosovarët me lot, gëzim, lule, brohoritje dhe përqafime i kishin pritur në qershor të 1999-ës ushtarët e NATO-s.
Këto momente u dokumentuan nga media të huaja, një ndër to është edhe Associated Press, e cila ka video nga më të ndryshmet të hyrjes së trupave të NATO-s.
Një ndër këto është edhe hyrja e forcave britanike në Prishtinë. Në artikullin e AP thuhet se kosovarët kishin bllokuar rrugët dhe brohoritnin “NATO, NATO”.
“Ushtarët u pritën si heronj, derisa ata u ndalën gjatë rrugës për të përshëndetur njerëzit”.
“Lule ishin hedhur ndaj mjeteve dhe ushtarëve, njerëzit nga turma mezi prisnin t’ua shtrëngonin duart ushtarëve”.