NATO: Nuk ka dispozitë për përjashtimin e shteteve anëtare

NATO: Nuk ka dispozitë për përjashtimin e shteteve anëtare

NATO-ja ka deklaruar se nuk ekziston asnjë dispozitë për pezullimin apo përjashtimin e shteteve anëtare nga aleanca ushtarake, pas raportimeve se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të kërkojnë pezullimin e Spanjës për shkak të qëndrimit të saj ndaj luftës me Iranin.

Reuters ka cituar një zyrtar amerikan, i cili ka thënë se një email i brendshëm i Pentagonit kishte sugjeruar masa që SHBA-ja mund të ndërmarrë për të ndëshkuar aleatët që, sipas tij, nuk kishin mbështetur luftën në Iran.

Emaili gjithashtu përmendte se SHBA-ja do të rishikonte qëndrimin ndaj pretendimit të Mbretërisë së Bashkuar mbi Ishujt Falkland në Atlantikun jugor, të cilët gjithashtu pretendohen nga Argjentina.

Një zyrtar i NATO-s i ka thënë BBC-së se traktati themelues i organizatës “nuk parashikon asnjë dispozitë për pezullimin apo përjashtimin nga anëtarësia në NATO”.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, e ka hedhur poshtë raportin.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar vazhdimisht aleatët e NATO-s për hezitimin e tyre për të luajtur rol më të madh, pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit në fund të shkurtit dhe kufizimeve të Iranit në transportin detar përmes Ngushticës së Hormuzit.

Spanja, ndërkohë, ka refuzuar të lejojë përdorimin e bazave ajrore në territorin e saj për sulme ndaj Iranit, ndërsa SHBA-ja ka dy baza ushtarake në Spanjë.

Related Articles