NATO refuzon zonën e ndalim-fluturimit mbi Ukrainën

NATO refuzon zonën e ndalim-fluturimit mbi Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se organizata ushtarake nuk do të vë një zonë ndalimi të fluturimit mbi Ukrainë dhe po paralajmëron se një veprim i tillë mund të përfundojë në një luftë të përhapur në Evropë, raporton AP.

Duke folur të premten pas kryesimit të një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s, Stoltenberg tha se “ne nuk do të lëvizim në Ukrainë, as në terren, as në hapësirën ajrore të Ukrainës”.

Forcat e presidentit rus Vladimir Putin kanë shtuar sulmet e tyre në Ukrainë, duke lëshuar qindra raketa dhe sulme artilerie në qytete dhe duke arritur përfitime të konsiderueshme në jug.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i ka bërë thirrje Perëndimit që të zbatojë një zonë ndalimi të fluturimit mbi vendin e tij, së fundmi pas një zjarri gjatë natës në një nga centralet bërthamore të Ukrainës, më i madhi në Evropë.

“E vetmja mënyrë për ta implementuar një zonë ndalim-fluturimi është të dërgohen avionët luftarakë të NATO-s në hapësirën ajrore të Ukrainës, dhe pastaj të vendoset zona e ndalim-fluturimit duke goditur avionët rusë”, ka thënë Stoltenberg.

“Ne e kuptojmë dëshpërimin, por besojmë se nëse e bëjmë këtë, do të përfundojmë me diçka që mund të përfundojë me luftë të plotë në Evropë”.

“Kemi një përgjegjësi si aleancë e NATO-s që të parandalojmë këtë luftë nga eskalimi jashtë Ukrainës”, tha Stoltenberg.

Related Articles