Ushtarët kroatë nga Komanda Rajonale Perëndimore e KFOR-it kanë kryer një stërvitje me të shtëna të armëve.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Misioni Paqëruajtës i NATO-s në Kosovë.
Këto stërvitje, siç tha KFOR-i, u mundësojnë ushtarëve t’i përsosin teknikat e tyre të shënjestrimit dhe të përdorimit të armëve.
KFOR-i përsërit se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.