NATO vë në levizje armët bërthamore, Putini kërcënon me sulm

NATO vë në levizje armët bërthamore, Putini kërcënon me sulm

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg, një konference për shtyp se organizata do të vijojë me stërvitjen me armë bërthamore të parashikuar më herët.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse do të ishte më mirë shtyrja e kësaj stërvitjeje në një kohë kur edhe Putini është duke kërcënuar për përdorimin e armëve bërthamore, shefi i NATO-s tha se në fakt, diçka e tillë do të jepte mesazh të gabuar te Rusia duke i rritur asaj oreksin, ndërsa bindet për dobësinë e organizatës, raporton abcnews.al.

Forcimi i NATO-s është e vetmja mënyrë për t’iu përgjigjur këtyre kërcënimeve për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia kundrejt Ukrainës”, tha Stoltenberg.

Stërvitja vjetore zhvillohet javën e ardhshme dhe do të përfshijë 14 anëtarë të NATO-s dhe avionë që përdorin armë bërthamore. Po ashtu, gjatë stërvitjes do të angazhohen edhe avionë te tjerë të luftës konvencionale si edhe avionë çisternë.

Related Articles