NATO zhvillon stërvitje në Letoni, edhe ushtarët shqiptarë marrin pjesë

NATO zhvillon stërvitje në Letoni, edhe ushtarët shqiptarë marrin pjesë

Ushtarë nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë po marrin pjesë në një stërvitje shumëkombëshe të NATO-s që po zhvillohet në Letoni, së bashku me trupa nga Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Italia dhe Spanja.

Qëllimi i këtij ushtrimi është forcimi i ndërveprimit mes aleatëve dhe përgatitja për skenarë operativë që përfshijnë situata të fushëbetejës. Në fokus janë aftësitë inxhinierike ushtarake, përfshirë: Shkatërrimin e eksplozivëve taktikë, Ndërtimin e pengesave mbrojtëse, Pastrimin e fushave me mina.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë stërvitje konfirmon angazhimin e saj në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe rolin aktiv që Forcat e Armatosura luajnë në misionet e përbashkëta për sigurinë kolektive.

Ky ushtrim vjen si pjesë e përpjekjeve të NATO-s për të garantuar gatishmërinë ushtarake dhe bashkëpunimin efektiv mes vendeve anëtare në kushte të ndryshme operacionale.

Related Articles