Kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, Nazmi Gagica, është nominuar nga kjo strukturat e kësaj partie si kandidat për Kryetar të Gjilanit, në zgjedhjet e tetorit.
“Sot, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, u nderova me nominimin; kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit”, shkroi Gagica në një postim në Facebook.
“Ky është një moment i veçantë për mua, një përgjegjësi e madhe dhe një detyrim ndaj të gjithë atyre që besojnë në ndryshim, në punë të ndershme dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetin tonë”.
Gagica falënderoi strukturat drejtuese të partisë dhe secilin që i qëndron pranë.
“Angazhimi im do të jetë i palëkundur për një Gjilan më të zhvilluar, më të drejtë dhe më afër qytetarit. Bashkë për Gjilanin!”, përfundoi Gagica.