Ndahen 35 mijë euro nga Qeveria e Kosovës për Luginën e Preshevës

Ndahen 35 mijë euro nga Qeveria e Kosovës për Luginën e Preshevës

Pas kërkesës së Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve shqiptarë, Qeveria e Kosovës i ka ndarë 35 mijë euro për Luginën e Preshevës, shkruan Gazeta Enigma.

Kryeministri Albin Kurti tha se përmes këtyre mjeteve, Kosova ndihmon shqiptarët e tri komunave shqiptare në Serbi për aktivitetet e tyre lobuese.

“Edhe në këtë pikë Ministria e Financave bën ndarjen e mjeteve buxhetore prej 35 mijë euro. Mjetet ndahen sipas kërkesës së Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve të tyre lobuese”.

Shqyrtimin e Kërkesës së Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për mbështetje financiare e prezantoi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Related Articles