Reperi Xhonatan Isufi i njohur me emrin artistik si “Don Xhoni” është komentuar shpeshherë në media rozë për lidhjen e tij me modelen ruse, Ariana Lirey.
Dyshja kishin konfirmuar lidhjen gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ku shiheshin së bashku në Dubai.
Gjatë ditës së djeshme, Ariana ka bërë një postim në rrjetin social “Instagram” duke shkruar: “Ishte një histori e bukur, mirupafshim”, mesazh të cilin e ka bashkangjitur me një emoji të zemrës së thyer.
“Mënyrën e përkushtimit që unë ua dhashë juve nuk jepet as nga qentë më besnik tani mund të jeni krenarë për vetën tuaj”, vazhdoi ajo ndërsa, dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në rrjete sociale, modelja ka vendosur që të mbaj akoma fotografinë me reperin, teksa ky i fundit e ka fshirë atë.