Miradije Bajgora Shala, e bija e heroit Bislim Bajgora, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për vdekjen e saj e kanë dhënë familjarët përmes njoftimit mortor, ku bëhet e ditur se varrimi i të ndjerës do bëhet sot në orën 13:00 në varrezat e qytetit të Mitrovicës në Shipol.
“Përherë do të mbahet në mend, për dashurinë dhe kujdesin ndaj familjes dhe shoqërisë, për qëndresën e saj – e pa lëkundur në besimin në Zot dhe Atëdhe. Varrimi bëhet nesër (16.06.2023) në ora 13:00 në varrezat e Qytetit të Mitrovicës në Shipol. Pusho e qetë Heroinë, bijë e Heroit”, thuhet në njoftim.
Njoftim MortorMe dhimbje ju njoftojmë, që në moshën 89 vjeçare Miradije Bajgora Shala – e bija e udhëheqësit ushtarak,…