Mëngjesin e kësaj të enjte familja ka njoftuar për ndarjen nga jeta të djalit të tyre, Enes Ajeti, raporton Gazeta “Enigma”.
Enesi ishte një djalë i respektuar, punëtor i dalluar dhe shumë i përkushtuar.
Familja ka njoftuar tutje se varrimi i tij bëhet sot pas namazit të Ikindisë.
Njoftimi i familjes:
Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi)
Me dhimbje të thellë dhe zemër të rënduar, ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të vëllaut tonë të dashur, Enes Ajeti.
Në këtë moment të dhimbshëm, lutemi që Allahu i Madhrishëm ta mëshirojë, ta falë dhe ta shpërblejë me Xhenet.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot pas namazit të Ikindisë.
Për ata që duan të ndihmojnë në organizimin e varrimit, mund të kontaktojnë familjen.
U prehsh në paqe, Enes.
Për vdekjen e tij kanë reaguar edhe kryetari aktual, Alban Hyseni dhe kandidati i LDK-së, arbër Isjmajli.