Një lajm i hidhur ka tronditur familjen Haxha, kolegët e tij dhe qytetarët e Vushtrrisë.
Më 1 tetor 2026, ka ndërruar jetë Bali Tahir Haxha, nga Sfaraqaku i Poshtëm i Vushtrrisë, i cili për vite me radhë shërbeu si pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Haxha kujtohet nga familjarët, kolegët dhe qytetarët për përkushtimin dhe kontributin e tij gjatë viteve të shërbimit.
Varrimi i tij do të bëhet sot, më 1 tetor, nga ora 17:00, në varrezat e fshatit Sfaraqak i Poshtëm.
Familja Haxha ka njoftuar të afërmit, miqtë dhe kolegët për ceremoninë e varrimit.
