Me dhembje të thellë është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta të Ilir Gecit, një figurë e respektuar në qytetin e Gjilanit, i njohur për ndershmërinë, thjeshtësinë dhe përkushtimin e tij të palëkundur ndaj komunitetit.
Ilir Geci për vite me radhë kishte shërbyer në kampin ushtarak Bondsteel, ku ishte vlerësuar lart për etikën profesionale dhe sjelljen e tij të dalluar. I diplomuar në fushën e mjekësisë dhe pjesë e një familjeje të arsimuar, ai ishte gjithmonë pranë njerëzve.
Kujtimi për të do të mbetet i gjallë në zemrat e bashkëqytetarëve si një njeri i urtë, human dhe gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar. Ai përfaqësonte vlerat më të mira të shoqërisë dhe do të mungojë shumë.
Ngushëllime të sinqerta familjes Geci, miqve dhe të gjithë atyre që ndanë jetën dhe kujtimet me të.