Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë ndaluar dy zyrtarë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit me inicialet, D.H dhe I.I janë ndalur nga njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion
“..dyshohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar””, thuhet në njoftim.
Rasti vazhdon të jetë nën hetime, në koordinim me Policinë e Kosovës.
Në njoftimin e plotë thuhet:
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndalohen dy persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare- Prishtinë, 29 janar 2024– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për Krime të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion me urdhër të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar personat me inicialet D.H. dhe I.I., zyrtarë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për shkak se të njëjtit dyshohen se kanë keqpërdorur detyrat zyrtare, më konkretisht dyshohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 i KPRK-së. Prokuroria ndaj të dyshuarve do t’i ndërmerrë veprimet e mëtejme ligjore, ndërsa ndaj kësaj çështjeje penale do të vazhdojnë të zhvillohen hetime në koordinim me Policinë e Kosovës.