Ndalohen tre traktorë nga Serbia, dalin pamjet e artikujve të konfiskuar

Ndalohen tre traktorë nga Serbia, dalin pamjet e artikujve të konfiskuar

Departamenti i Policisë Kufitare, mbrëmë, në zonën kufitare në fshatin Korminjan të komunës së Ranillugut, kanë ndaluar tre traktorë me rimorkio të improvizuara, të cilët kishin hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës.

Drejtuesit e traktorëve kishin përdorur rrugë ilegale për të kontrabanduar mallra në mënyrë të paligjshme, thuhet në raportin e policisë.

Mësohet se policia ka konfiskuar sasi të konsiderueshme me pije alkoolike, 51 laptopë dhe rregullatorë me tastatura, një sasi shpezësh (pula) etj, si dhe pajisje tjera teknologjike e mallëra tjera të kontrabanduara.

Me aktvendim të prokurorit njëri i dyshuar dërgohet në mbajtje, dy të tjerë lirohen në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Related Articles