Njësia e TASK FORC-ës -Lindje (e përberë nga Dogana dhe Policia Kosovës) kanë ndaluar kontrabandimin me disa mallëra në magjistralen Bujanocë-Gjilan, në fshatin Crep.
Gjatë një kontrolle, pasi është ndaluar një automjet, është vërejtur se kishte të ngarkuar 111 palë patika të ndryshme tē firmave të mbrojtura.
Për mallrat e lartshenuara nuk kishte asnjë dokument pērcjellës dhe dyshohet se janē sjellur nē mēnyrē tē kontrabanduar nē Kosovë.
Njoftimi nga Dogana:
Parandalohet një rast i kontrabandēs me mallra. Prishtinë më 25 Gusht 2024 Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Dogana dhe Policia Kosovës) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare SRB-RKS. Në magjistralen Bujanocë-Gjilan në fsh.Crep është ndaluar automjet me targa serbe dhe drejtues një shtetas i Serbisë.
Gjatë kontrollit tē automjeti është vërejtur se kishte të ngarkuar 111 palë patika të ndryshme tē firmave të mbrojtura. Për mallrat e lartshenuara nuk kishte asnjë dokument pērcjellës dhe dyshohet se janē sjellur nē mēnyrē tē kontrabanduar nē Kosovë. Mallrat dhe automjetit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë Dheu i Bardhë. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganes së Kosovës.