Ndalohet automjeti që po kontrabandonte 40 keca

Ndalohet automjeti që po kontrabandonte 40 keca

Policia e Kosovës ka ndaluar një rast kontrabande në fshatin Domorovc. 

Policia ka pranuar informacionin rreth rastit dhe menjëherë ka nisur operacionin policor. 

Gjatë operacionit është ndaluar automjeti me targa vendore i cili drejtohej nga i dyshuari, ku gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 40 krerë kafshë të imëta (keca) vlera e të cilave llogaritet rreth 6,000 euro, për të cilat i dyshuari nuk kishte prezantuar asnjë dokument përkatës. 

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar me udhëzim të të cilit iniciohet rasti, ndërsa kafshët janë dorëzuar në doganën kompetente.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të krimit, përfshirë edhe kontrabandën, dhe falënderon qytetarët për bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Related Articles