Policia e Kosovës ka ndaluar një kamion në fshatin Rudarë të Zubin Potokut.
Sipas policisë, në këtë kamion gjendeshin 56 copë bagëti, për të cilat pronari i tyre nuk e kishte dokumentacionin përkatës të rregullt.
Me vendim të prokurorit automjeti transportues me bagëti është dërguar në terminalin doganor
“Njësitë policore kanë ndaluar një automjet transportues (kamion) të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull dhe gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti ishte duke transportuar 56 copë bagëti për të cilat nuk posedonte dokumentacion të rregullt përcjellës. Me vendim të prokurorit automjeti transportues me bagëti është dërguar në terminalin doganor, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton policia.