Ndalohet “Mora Fjalë” në stadiumin “Air Albania”, Shkurte Fejza: Personi që më ftoi ta këndoja është shkarkuar

Ndalohet “Mora Fjalë” në stadiumin “Air Albania”, Shkurte Fejza: Personi që më ftoi ta këndoja është shkarkuar

Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza, ka marrë pjesë sonte në një emision sportiv, ku ka folur më shumë për këngën e saj “Mora Fjalë”.

Kjo këngë para pak ditësh është ndaluar të këndohet në stadiumin “Air Albania”.

Lidhur me këtë ka pasur një sërë reagimesh.

Gjatë një diskutimi në emisionin Sports Show, në Klan Kosova, është përmendur Andi Verçani, i cili ishte pjesë e departamentit të komunikimit në FSHF, shkruan Gazeta Enigma.

Fejza tha se ky i fundit mund të jetë shkarkuar pasi e ftoi atë që të interpretonte këtë këngë në stadium.

“Ndoshta edhe pse bash më ka thirrë mua, e kanë shkarku, mund të jetë kjo arsyeja”, tha Shkurte Fejza.

E lidhur me këtë ka folur edhe Shend Ilazi, përfaqësues i tifozëve “Kuqezi”.

“Nëse nuk gaboj në informacion, zotëriu që e përmendi Shkurte Fejza, Andi Verçani është shkaruar nga ajo pozitë nga ana e Federatës, ndoshta mund të ketë ndikim edhe ajo”, pohoi ai. /Gazeta Enigma

Deklarata e këngëtares:

Related Articles