Ndalohet për 48 orë punëtori i gjendjes civile në Gjilan, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Ndalohet për 48 orë punëtori i gjendjes civile në Gjilan, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan e Policisë së Kosovës, ka ndaluar një të dyshuar për 48 orë.

I njëjti, sipas PK-së, dyshohet për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës zyrtare” në një zyrë të gjendjes civile në Gjilan.

“Hetimet kanë zbuluar dyshime të bazuara për shkelje të procedurave ligjore gjatë regjistrimit të të dhënave personale në sistemin civil.

Personi i dyshuar është intervistuar në praninë e avokatit dhe është ndaluar me vendim të prokurorit kompetent për 48 orë. Ndërkohë, një person tjetër i përfshirë në rast është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Policia në njoftimin për media.

Veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore.

Policia tha se hetimet janë në vazhdim dhe institucionet përkatëse do të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore të nevojshme.

Related Articles