Një aksident i rëndë në trafik që ndodhi dje në rrugën Pejë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Leshan, la të vdekur një ushtar italian të KFOR-it dhe u lënduan dy të tjerë.
Policia njofton se shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është ndaluar për 48 orë.
“I dyshuari për shkaktim te aksidentit ka pranuar ndihme mjekësore, dhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit për 48 ore nga prokurori kujdestar”, thuhet në njoftim.
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan ULUTAŞ, shprehu ngushëllimet e tij për humbjen e ushtarit.
“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Mendimet e mia janë me familjen dhe miqtë e ushtarit që ndërroi jetë në këto rrethana tragjike. I urojmë dhe shpresojmë tjetrit një shërim të shpejtë ushtarit të lënduar”.