Zëvendësministri i Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, Radoica Radomiroviq, të mërkurën mori rrugën për në Leposaviq, për të vizituar kryetarin e Komunës, Lulzim Hetemin. Mirëpo atje ai është pritur me fishkëllima nga dhjetëra qytetarë serbë që ishin grumbulluar para objektit komunal.
Lidhur me këtë, Policia ka nisur hetimet dhe ka arritur që të identifikojë një person i cili dyshohet se ofendoi dhe kërcënoi Radomiroviqin.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Nebojsha Virijeviq, i cili është arrestuar dje dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.